MENU
klinika

Si do veprojë Biden?

Çështja e përbashkët SHBA-Gjermani!

16.01.2021 - 20:46

Mobiliteti ushtarak është çështja ku interesat e SH.B.A.-së dhe Gjermanisë kryqëzohen.

Përtej marrëveshjes së investimeve e udhëhequr nga Gjermania dhe BE me Kinën, administrata amerikane e ardhshme, do të gjallërojë sërish marrëdhëniet: SHBA-Gjermani. Por optimizmi pas zgjedhjeve nuk duhet të turbullojë urgjencat themelore. Në dekadën e ardhshme, Perëndimi do të përballet me kërcënime në skenën gjeopolitike që asnjë aleat, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë, nuk është më mirë të përballen vetëm.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përqendrohen tek Kina, Evropa do të duhet të rrisë kontributin e saj. Administrata e Biden duhet të shfrytëzojë mundësinë e periudhës pas 20 janarit për efekt strategjik. Rritja e bashkëpunimit SHBA-Gjermani për lëvizjen ushtarake, lëvizja e shpejtë e trupave, materialeve dhe pasurive do ta çonte më tej këtë qëllim.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania bien dakord për rolin e NATO-s në sigurinë transatlantike. Presidenti i zgjedhur Biden riafirmoi angazhimin e SHBA-së ndaj aleancës dhe e ka rrethuar veten me mbështetës të NATO-s, ndërsa Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) vonoi vendimin për të zvogëluar praninë e trupave të SHBA-së në Gjermani. Gjermania rinovoi zotimin e saj për shpenzimet e mbrojtjes dhe po rritet synimi se Berlini duhet të luajë rolin më aktiv sesa Administrata e Biden.

Është ekzaktësisht momenti për t’u hedhur në veprim. Duke shkruar gjatë Luftës së Dytë Botërore, strategu Nicholas Spykman argumentoi se stabiliteti dhe siguria do të kërkonin një prani strategjike të SHBA për të mbrojtur të ashtuquajturat rajone nga rivalët strategjikë që kërkonin t’i mbizotëronin ato. Kishte jehonë të kësaj logjike në vendimin për të rritur praninë e SH.B.A.-së në Poloni dhe ripozicionimin e propozuar të forcave të SH.B.A.-së më afër krahut Lindor të NATO-s, me fjalë të tjera, duke forcuar qëndrimin e thelluar të mbrojtjes së NATO-s.

Mbi 38,000 ushtarë dhe komunitete të mëdha amerikane janë vendosur në Gjermani, më shumë se kudo përveç Japonisë. Landstuhl strehon spitalin më të madh ushtarak amerikan përtej detit dhe është thelbësor për stabilizimin e ushtarëve të plagosur. Stuttgart pret Komandën Evropiane të SHBA-së dhe Komandën Afrikane të SHBA, forcat e huaja në Gjermani kanë status të veçantë ligjor dhe Gjermania është aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara dhe partneri i saj më i madh tregtar në Evropë. Një vlerë e tillë nuk zhbëhet lehtë.

Shtetet e Bashkuara nuk ka të ngjarë të rrisin ndikimin e tyre Evropian në dekadën e ardhshme, por forca e lëvizshmërisë ushtarake shumëfishon aftësitë ekzistuese të SHBA dhe ndihmon në sigurimin e “zonave” të NATO-s duke rritur parandalimin përgjatë Lindjes dhe Jugut. Në Gjermani, është e pëlqyeshme dhe strategjikisht e matur të demonstrosh një angazhim ndaj aleancës së NATO-s në këtë mënyrë.

Për më tepër, buxhetet e mbrojtjes janë historikisht të vështira për tu rritur kudo në kohë paqeje, dhe veçanërisht në Gjermani. Rritja e lëvizjes forcon aleancën ndërsa blen kohë për Gjermaninë për të modernizuar aftësitë e saj dhe për të përmirësuar gatishmërinë.

Ndërsa administrata e Biden merr formë, këtu janë pesë fusha ku bashkëpunimi më i ngushtë SHBA-Gjermani mund të japë rezultate:

1.Krijimi i një organ konsultativ për mobilitetin ushtarak. Palë të interesuara të shumta kanë njohuri dhe autoritet për të përmirësuar lëvizjen ushtarake, duke përfshirë NATOn dhe BE, ushtri të nivelit kombëtar dhe komanda të përbashkëta, dhe industri. Pak përpjekje deri më tani kanë siguruar një forum gjithëpërfshirës për konsultime ndër-funksionale. Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania duhet të drejtojnë përpjekjet për të rritur koordinimin dhe komunikimin e rregullt midis aktorëve relevantë brenda kornizës së NATO-s. Gjermania mund të drejtojë përpjekjet për të rritur konsultimet NATO-BE.

2.Përmirësimi i kapacitetin të transportit M1 Abrams. Përforcimi kërkon kapacitetin për të lëvizur tanket e rënda në distanca të konsiderueshme. Gjermania duhet të ngushtojë hendekun aktual të aftësive duke investuar në Transporte të Pajisjeve të Rënda (HET), makina hekurudhore të afta për M1 Abrams dhe ura të certifikuara në një minimum prej 150 tonësh për të akomoduar peshën e kombinuar të një HET dhe një M1.

3.Të lehtësohen procedurat ndërkufitare të lëvizjes. Gjermania duhet të ndihmojë në kapërcimin e hendekut midis kërkesave ushtarake të NATO-s, aftësive lëvizëse brenda një afati specifik kohor dhe rregullave të udhëtimit të BE përmes Komandës së Përbashkët të Mbështetjes dhe Mundësimit (JSEC). Gjermania duhet të sigurojë më shumë njësi mbështetëse luftarake për të forcuar kapacitetin mbështetës operativ dhe për të forcuar rezervat e municioneve të përkohshme dhe karburanteve. Ajo duhet të marrë në konsideratë formimin e njësive të përbashkëta policore ushtarake dhe inxhinierike ushtarake me Poloninë, ose trepalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe t’i vendosë ato drejtpërdrejt në kufi.

4.Të shtohen ushtrimet dhe lojërat e luftës. Kjo do të zbulojë pikat e forta dhe dobësitë në kushtet e paqes dhe do të inkurajojë përgatitjen e rrugëve alternative. Kjo duhet të përfshijë mbrojtjen kibernetike të infrastrukturës kritike siç janë portet dhe rrjetet elektrike, të cilat mund të pengojnë lëvizjen plotësisht. Disa ushtrime gjithashtu neglizhojnë mbështetjen e logjistikës. Gjermania mund të marrë drejtimin në krijimin e sistemeve, procedurave dhe politikave për lëvizje gjatë ushtrimeve të gjitha këto aktualisht nuk ekzistojnë dhe do shërbejnë për t’i bërë ushtrimet më realiste.

5.Përmirësimi i mbrojtjes ajrore të rrugëve të lëvizjes. Gjermania duhet të marrë drejtimin në integrimin e mëtejshëm të mbrojtjes ajrore dhe raketore (AMD) për të mbrojtur pikat e bllokimit të lëvizjes dhe për të përmirësuar mbrojtjen e forcës së integruar. Kjo përfshin Sistemin e Mbrojtjes Ajrore të Mesme të Zgjeruar të Drejtuar nga Gjermania (MEADS) dhe ndjekjen e skuadriljeve luftarake të brezit të pestë modern. Ndërsa Polonia pret Patriot AMD, Gjermania dhe Polonia duhet të zhvillojnë një plan për bashkëpunimin ndërkufitar të mbrojtjes ajrore.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga Foreign Policy/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN