MENU
klinika

Rregullat e reja anti-covid

Çfarë duhet të dini nëse do të udhëtoni drejt SHBA?

22.01.2021 - 19:04

Nga 26 janari pasagjerët që do të udhëtojnë drejt SHBA-së do të duhet të kenë testin e COVID-19 , të realizuar brenda tre ditëve ose të kenë dokumentacionin që tregon se e kanë kaluar koronavirusin.

Ky vendim është një urdhër i ri i cili zëvendëson urdhrin e mëparshëm të nënshkruar nga drejtori CDC në 25 dhjetor 2020, kur kërkohej test negativ vetëm për shtetasit që vinin nga Britania e Madhe.

Më herët reagoi edhe ambasada gjermane e cila deklaroi se për të udhëtuar në Gjermani çdo qytetar nga Shqipëria duhet të ketë dokumentin që provon testin negativ të Covid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ambasada gjermane jep sqarime për udhëtarët

Rregulla të reja për të hyrë në Gjermani