MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është mononukleoza ose sëmundja e puthjes?

27.01.2021 - 10:56

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Çfarë është mononukleoza ose sëmundja e puthjes?

Mjeku: Eshtë sëmundje infektive që shkaktohet nga virusi Epstein- Barr.
Ky virus infekton rreth 95% të popullatës, po vetëm në 1/3 e të infektuarve shkakton sëmundje. Vlen të theksohet se edhe brenda këtij grupi, rreth 2/3 e kalojnë sëmundjen si katare të thjeshta.

Moshat më të prekura janë nga 4 në 15 vjeç, pa përjashtuar moshat e tjetra, fëmijë e të rritur.
Përhapet nga spërklat e pështymës.
Periudha e inkubacionit është 4-6 javë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.