MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është rregulli 5/20 në dieta?

12.01.2021 - 10:34

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është rregulli 5/20 në dieta?

Mjeku:Nëse po ndiqni një dietë të caktuar me siguri keni dhe disa rregulla. Në varësi të dietës që po ndiqni, mund të keni rregulla si, të mos hani pas orës 8 të darkës, shmangia e ushqimeve të skuqura, ngrënia e ëmbëlsirave vetëm një ditë të javës etj.

Dhe ndërkohë që shumë profesionistë të shëndetësisë nuk i pëlqejnë shumë këto rregulla, sepse shumë njerëz mund të mos marrin të gjitha lëndët ushqyese për të cilat kanë nevojë, ekziston një rregull jo shumë i njohur që nutricionistët bien dakort që ju mund t’ju ndihmojë.

Rregulli i 5/20 është një rregull që ju ndihmon të kuptoni se çfarë lëndësh ushqyese janë shumë në një produkt ushqimor dhe çfarë janë pak.

Nëse një lëndë ushqyese plotëson 20% apo më shumë të vlerës ditore të rekomanduar, kjo zakonisht konsiderohet shumë. Nëse një lëndë ushqyese ka një vlerë ditore prej 5% apo më pak kjo konsiderohet zakonisht e ulët.

Rregulli 5/20 mund të aplikohet pavarësisht çfarë objektivash nutricionalë mund të keni. Nëse, për shembull, keni si qëllim rritjen e konsumimit të proteinave dhe limitimin e sheqernave, ngrënia e një ushqimi që siguron 20% të vlerës ditore të proteinës së rekomanduar dhe më pak se 5% të vlerës ditore të sheqerit, do ju ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi.

Është e rëndësishme të jeni të vëmendshëm ndaj numrave në etiketat e ushqimeve që konsumoni.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.