MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Çfarë i shkakton Hemorroidet?

09.01.2021 - 13:46

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë i shkakton Hemorroidet?

Mjeku: Hemorroidet janë enë gjaku (vena) të zmadhuara që shfaqen në pjesën e poshtme të anusit dhe rektumit.

Simptomat më të shpeshta hemorroideve janë gjakderdhja, kruajtja apo irritimi, dhimbja dhe enjtja në zonën anale.

Sipas hulumtimeve të bëra, më shumë se 3/4 e njerëzve vuajnë nga hemorroidet në një moment të jetës së tyre.

Formimi

Shkaku i saktë i shfaqjes së hemorroideve mbetet ende i paqartë.

Një nga faktorët kryesorë që ndikon në shfaqjen e tyre është konstipacioni (kapsllëku) kronik. Më pas mund të radhiten faktorët si: qëndrimi ulur për një kohë të gjatë në tualet, diarreja kronike, obeziteti (mbipesha), ushqyerja me dietë me pak fibra, ngritja e peshave të rënda etj.

Llojet e hemorroideve

Hemorroidet ndahen në hemorroide të brendshme dhe të jashtme.

Shumica e hemorroideve janë të brendshëm dhe klasifikohen në 4 stade.

Stadi i parë shfaqet me gjakderdhje me ngjyrë të kuqe të lehtë gjatë defekimit, kruajtje dhe ënjtje.

Stadi i dytë shfaqet me gjakderdhje, kruajtje dhe irritim. Ato prolapsojnë (dalin jashtë) gjatë defekimit dhe pas defekimit tërhiqen vetë.

Stadi i tretë shfaqet me gjakderdhje, kruajtje dhe dhimbje. Ato prolapsojnë (dalin jashtë) gjatë defekimit dhe duhet të kthehen prapa me dorë.

Stadi i katërt shfaqet me grumbuj të hemorroideve, gjakderdhje, dhimbje dhe edemë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN