“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë janë cistet e bardha dalin në fytyrë? A mund të hiqen apo trajtohen?
Mjeku: Milia zhvillohet kur një pjesë e qelizave të vdekura të lëkurës bllokohen nën lëkurë dhe krijojnë një cist të vogël, të fortë, të bardhë. Brenda cistit ka keratinë, një proteinë që gjendet si në lëkurë ashtu edhe në flokë.
Milia mund të rritet deri në dy milimetra në madhësi, por ato shpesh mund të jenë më të vogla. Mund të zhvillohen tek kushdo, por zakonisht prek bebet.
“Rreth gjysma e foshnjave do të kenë milia, zakonisht shfaqen në fytyrë”, thotë Nkanyezi Ferguson, mjek dermatolog.
Milia tek të rriturit është shumë e njëjtë, megjithëse mund të zgjasë më shumë. Në të dy rastet, milia është në thelb e padëmshme dhe zakonisht nuk ka nevojë për trajtim.
Çfarë e shkakton milinë?
Akoma nuk dihet shkaktari i vërtetë i milisë, por përdorimi i produkteve të ashpra dhe me kimikate për fytyrën mund të shkaktojnë milinë. Në disa raste milia mund të shoqërohet dhe me trauma të tjera të lëkurës si djegie, skuqje etj.
Kur duhet të konsultoheni me mjekun dermatolog?
Milia zakonisht është një cist beninj që nuk kërkon trajtim. Por në rast se shoqërohen me trauma të tjera të lëkurës, një dermatolog, mund të ju ndihmojë në vendosjen e diagnozës. Ju mund të vendosni t’i hiqni nëse ju shqetësojnë për pamjen e jashtme.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.