MENU
klinika

Edhe pse shumë ndryshe...

Çiftet që sfiduan koronën me kurorë!

01.01.2021 - 10:34

Ndonëse për shkak të pandemisë së koronavirusit u ndaluan dasmat, disa personazhe shqiptarë nuk e prishën ëndrrën e tyre për t’u martuar këtë vit.

Ndonëse pa grumbullime njerëzish e pa muzikë, ata gjetën mënyrën për ta shijuar këtë moment në privatësi. Le të rikujtojmë në vazhdim martesat e këtij viti.

Hueyda El Saied dhe partneri i saj Thierry u martuan në fshehtësi të plotë në datë 18 Dhjetor.

Artistja tregoi se për shkak të Koronavirusit, dasma ka qenë minimaliste por e mbushur me sharm, emocione dhe gëzim. Ato janë martuar vetëm para familjarëve, në një koktejl të organizuar në shtëpi.

Devis Xherahu dhe Ertemiona Mejdani u martuan në 6 Dhjetor. Lajmin Devisi e dha përmes një postimi në rrjete sociale, ku shfaqej krah Ertemionës duke treguar unazat. Pas pandemisë së koronavirusit, këngëtari ka treguar se do të mbajë një ceremoni dasme të thjeshtë e hyjnore.

Këngëtarja Aida Doçi dhe menaxheri i saj Naser Qeli u martuan me një ceremoni të zhvilluar në shtëpi, për shkak të situatës me pandeminë. Ceremonia u organizua në privatësi të plotë dhe shumë pak pamje u publikuan.

Reperi Saimir ose siç njihet ndryshe si S4MM u martua në Belgjikë me partneren e tij Filis. Pamjet nga ceremonia e martesës së çiftit i publikuan të ftuarit e më pas edhe vetë reperi.

Këtë vit janë martuar edhe disa nga ish-banorët e “Big Brother”, si Elsamedi, Mimoza dhe Gerta.