MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat grupmosha janë më të rrezikuara nga koliti ulceroz?

30.01.2021 - 10:27

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Cilat grupmosha janë më të rrezikuara nga koliti ulceroz?

Mjeku: Koliti ulçeroz është një sëmundje inflamatore që prek kryesisht mukozën e rektumit dhe anën e majtë të zorrës së trashë, por ndonjëherë edhe të gjithëatë. Është sëmundje kronike, me alternime të periudhave të qetësisë me ato të acarimit, të cilat karakterizohen nga heqja e barkut (diarreja) dhe gjakrrjedhja (rektorragjia).

Shfaqet kryesisht në moshat e reja dhe të mesme, më ipranishëm në zonat urbane se ato rurale. Çdo person që vuan nga koliti ulçeroz është i veçantë në mënyrën e shfaqjes së sëmundjes; shumë pacientë shfaqin forma me acarime të lehta dhe periudha të gjata qetësie, ndërsa të tjerë, rreth 10% e rasteve,shfaqin forma të rënda të sëmundjes, me komplikacione lokale dhe sistemike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.