MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë efektet anësore të ilaçit Voltaren?

26.01.2021 - 10:57

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Cilat janë efektet anësore të ilaçit Voltaren?

Mjeku: Si të gjitha ilaçet, edhe voltaren ka efekte kolaterale. Siç e përmendëm më lart, më i shpeshti është ulçera gastrike, që ndodh nëse ilaçi përdoret vazhdimisht dhe pengo sintezën e prostagladinës.

Por ka edhe efekte të tjera të padëshiruara të lidhura me marrjen e këtij ilaçi të grupit AIJS. Më poshtë janë disa prej tyre:

Aparati tretës: të vjella, nauzea, diarre dhe gazra.
Sistemi nervor qendror: dhimbje koke, marrje mendsh
Organet ndijore: shikim i mjegullt, ndryshim i shijes
Lëkura: skuqje të lëkurës ose urtikarie
Veshkat
Qarkullim i gjakut.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.