MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat ushqime shkaktojnë inflamacion?

01.01.2021 - 11:22

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Cilat ushqime shkaktojnë inflamacion?

Mjeku: Më poshtë do të lexoni një listë të ushqimeve që shkaktojnë inflamacion.

Vaj perimesh i rafinuar

Vajrat e perimeve si vaji i sojës mendohet se shkaktojnë inflamacion kronik,kjo për shkak të përmbajtjes të lartë të yndyrës omega-6.

Yndyrnat omega-6,kur konsumohen me shumicë bashkë me yndyrnat omega-3 dhe omega-9, shkaktojnë inflamacion të dëmshëm që lidhet me sëmundjet e zemrës, sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur, sindromën e zorrëve të irrituara dhe mbipeshën. 

Karbohidratet e përpunuara

Karbohidratet nuk janë të këqija, por karbohidratet e përpunuara si buka e bardhë dhe makaronat mund të shkaktojnë inflamacion.

Karbohidratet e rafinuara janë të varfëra në fibra.

Fibrat janë një lëndë ushqyese e rëndësishme që ngadalëson thithjen e sheqerit nga sistemi i qarkullimit të gjakut dhe ushqen bakteret probiotike në zorrë duke përmirësuar imunitetin.

Karbohidratet e përpunuara bëjnë që sheqeri në gjak të rritet,gjë e cila rrit inflamacionin.

Sheqeri i rafinuar

Studimet ku bazohet AgroWeb.org, kanë treguar se konsumi i ushqimeve me sheqer të përpunuar mund të rrisë shënjuesit inflamatorë të mbipeshes, sëmundjeve të zemrës,  të veshkave apo dhjamosjen e mëlçisë.

Sasi të vogla të sheqernave natyralë në fruta dhe perime nuk shkaktojnë inflamacion.

Produktet ushqimore me sheqer si lëngjet, drithërat, karamelet, ëmbëlsirat janë shkaktatë të inflamacionit.

Alkooli

Konsumimi i alkoolit mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin.

Ky zakon mund të çojë në inflamacion që lidhet me shëndetin e zorrëve dhe mëlçisë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.