MENU
klinika

Ndryshimet

Cilët janë llojet e gurëve të tëmthit?

02.01.2021 - 12:24
Ka dy tipe gurësh në tëmth: Gurë kolesteroli dhe gurë pigmenti.
  • Gurët e kolesterolit zakonisht janë me ngjyrë të verdhe në jeshile dhe përbehen kryesisht nga kolesterol i ngurtësuar. 80% e gurëve të tëmthit janë të kësaj natyre.
  • Gurët e pigmentit janë të vegjël, me ngjyre të errët, të përbërë nga bilirubine.

Gurët e tëmthit mund të jenë sa kokrrizat e rërës deri në madhësinë e topit të golfit. Fshikëza e tëmthit mund të formojë një gurë të vetëm të madh, qindra gurë të vegjël, ose çdo kombinim të mundshëm të tyre. Gurët mund të bllokojnë rrjedhjen normale të biles (lëngut të tëmthit) nqs ato vendosen në ndonjë nga duktuset prej nga rrjedh bila nga mëlçia në zorrën e holle. Këto vende mund të jenë:

duktuset hepatike të cilët e nxjerrin bilen (lengun e temthit) jashtë mëlçisë, duktusi cistik, prej të cilëve bila (vreri) shkon dhe del në fshikëzën e tëmthit dhe duktusi biliar i përbashkët i cili përçon bilen prej duktusit cistik dhe hepatik në zorrë të hollë.

Bila (lëngu i tëmthit) ngelet në këto duktuse duke shkaktuar infeksion të fshikëzës së tëmthit, të vetë duktusit dhe rrallë të mëlçisë. Duktus tjetër që derdhet në duktusin biliar hepatik është dhe duktusi pankreatik i cili nxjerr enzimat tretëse pankreatike prej pankreasit.

Në qoftë se gurët bllokojnë daljen e këtij duktusi, enzimat tretëse pankreatike ngelin në pankreas duke shkaktuar inflamacion shumë të dhimbshëm të quajtur pankreatik nga gurët e tëmthit. Në qoftë se ndonjëri prej këtyre duktuesve qëndron i bllokuar për një kohë të caktuar, dëmtime të mëdha ose fatale, apo infeksioni mund të prekin fshikëzën e tëmthit, mëlçinë ose pankreasin.

Shenjat lajmëruese të kësaj situate serioze janë:

  • temperaturë e lartë,
  • zverdhja e lëkurës dhe dhimbje të qëndrueshme