MENU
klinika

NBA

Clippers nuk njohin ndalesa, “zgjohen” Rockets

23.01.2021 - 12:59

Janë zhvilluar 11 ndeshje në NBA. Denver Nuggets mori fitoren e dytë radhazi duke fituar 126-130 në transfertën ndaj Phoenix Suns, në “Stick Resort Arena”, sfidë e vendosur në shtesë. Denver arriti të fitojë 16-12 në shtesë, rezultat që e ngjit përkohësisht në zonën Play Off të renditjes në Konferencën e Perëndimit.

Rizgjohet edhe Houston Rockets, që pas tri humbjeve radhazi, ia doli të triumfojë me rezultatin e ngushtë 102-103 në transfertën ndaj Detroit Pistons, me këta të fundit që vijojnë të zhgënjejnë këtë sezon dhe kanë mbetur në vendin e fundit në Konferencën e Lindjes.

Los Angeles Clippers është një tjetër skuadër që po konfirmohet në formë të shkëlqyer këtë sezon, pasi ia doli të mposhtë Ocklahoma City Thunder me shifrat 120-106 dhe të regjistrojë fitoren e 6 radhazi në kampionat, suksese këto që e ngjitin në krye bashkë me skuadrën tjetër kaliforniane, Los Angeles Lakers.

Kawhi Leonard dhe Paul George ishin protagonistët e padiskutueshëm për Clippers, pasi të dy bashkë shënuan 60 pikë, rikuperuan 15 topa në tabelë dhe dhanë 7 asiste, ndërsa forma e mirë e kanadezit Gilgeous-Alexander, nuk mjaftoi për City Thunder.

San Antonio Spurs zhgënjejnë sërish, këtë herë në shtëpi përballë Dallas Mavericks, ndaj të cilëve u mposhtën me shifrat 117-122, duke regjistruar kështu humbjen e dytë radhazi dhe duke komplikuar pozitat në renditje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN