MENU
klinika

Videoja pas stërvitjes

“Çmenduria” e Ramos, tregon muskujt mes dëborës

07.01.2021 - 20:20

Sot Madridi u zbardh nga dëbora, e pazakontë për kryeqytetin spanjoll. Megjithatë, kjo nuk ndikoi te Real Madrid, që ka vijuar programin stërvitore në prag të ndeshjes së parë për Superkupën e këtij vendi.

Për të larguar disi zërat e merkatos rreth tij, kapiteni Sergio Ramos ka sfiduar borën dhe të ftohtin, duke treguar muskujt menjëherë pas stërvitjes. Ramos postoi në Instagram videon me fjalët: “Unë e dua verën”.

Ndoshta si për të treguar se ai në verë do të jetë sërish aty, me një kontratë të rinovuar. Ofertën e parë e ka refuzuar nga klubi, madje duke deklaruar se PSG e kërkon së bashku me Messin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN