MENU
klinika

Do të hapte dyert e mbyllura të...

CNN: Çfarë kuptimi ka pasaporta e vaksinimit?

24.01.2021 - 19:42

CNN i ka kushtuar një artikull të veçantë pasaportës së vaksinimit dhe lidhjes së saj me pushimet e ardhshme verore. Vera e kaluar ishte e pazakontë si asnjëherë më parë, pasi shumë qytetarë nuk u lejuan të dalin nga vendet e tyre apo të udhëtojnë në vende turistike për shkak të kufizimeve.

Prej kohësh tashmë me fillimin e vaksinimit po qarkullon teza e pasaportës së vaksinimit apo imunitetit, që do e lejonte një person të vaksinuar ndaj COVID-19 të udhëtonte lirshëm.

Për CNN duket se kjo do të jetë çelësi që do të hapë portat e turizmit. Aktualisht vendet turistike tani për tani kanë vendosur disa kufizime, si Rumania apo Qipro që kanë karantinën me detyrim për t’u siguruar nëse vizitorët janë vaksinuar, kurse Hungaria me Islandën i lejojnë vetëm ata që kanë kaluar COVID-19.

Gjithsesi ky plan po diskutohet në tryezat ndërshtetërore, si ajo e BE pas propozimit të kryeministrit grek, Mitsotakis, kurse pikëpyetjet janë të shumta mbi mënyrën si do të realizohet kjo ndërkohë që vaksinimi ecën me ritme të ngadalta aktualisht dhe jo të gjithë po marrin dozat, si dhe sa e sigurtë do jetë për mos abuzuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspertët nuk rekomandojnë ‘pasaportat e imunitetit’

OBSH shikon ‘çertifikatat e vaksinimit’ të mundshme për udhëtime