Dokumentet më të fuqishme për të udhëtuar në botë, pasaporta amerikane, nuk është më nivelet më të larta, si pasojë e pandemisë, raporton rrjeti i njohur informativ amerikan, CNN.
Pavarësisht sesa i duan fitimet nga turizmi, amerikanët nuk janë të gatshëm të marrin përsipër rrezikun e përhapjes së covid-19, në vendet e tyre, duke udhëtuar nëpër botë.
Ndërkohë, edhe pse shumë prej tyre po qëndrojnë në shtëpi, ende ka njerëz që dëshirojnë të udhëtojnë jashtë. Shumë vende të botës sakaq, i ndryshojnë vazhdimisht masat kundër përhapjes dramatike të virusit.
CNN, pasqyron listën e zonave ku shtetasit me pasaportë amerikane mund të shkojnë për pushime dhe mes tyre, renditet edhe Shqipëria.
”Buzë detit Adriatik, Shqipëria mbetet e hapur dhe me një mikpritje të shkëlqyer – shkruan CNN.
Në faqen e uebit të ambasadës amerikane, shpjegohet se nuk ka kërkesa për testin e covid-19 ose karantinë.
Ndërkohë, janë vendosur rregulla për maskat, si dhe ka një orar të përcaktuar lëvizjeje” – përfundon CNN, duke shpjeguar sesi mund të vizitohet vendi i vogël ballkanik, që mbahet mend për mikpritjen e afërsinë mes njerëzve.