MENU
klinika

Nuk ndryshon situata në spitale

Covid-19/ Gati 25 për qind e të testuarve rezultojnë të infektuar

28.01.2021 - 09:59

Muajt e pandemisë kanë dëshmuar se sa herë që Ministria ka vënë dorë mbi testimet duke i rritur ato, janë shtuar ndjeshëm edhe rastet e reja.

Ajo që bie në sy tjetër është se shkalla e infeksionit, e cila ka mbetur pothuajse e pandryshuar. Kështu gati 25 për qind e të testuarve në çdo kohë, pra edhe kur janë kryer më shumë tamponë edhe kur janë kryer më pak, kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Çka qartazi tregon se situata vijon të mbetet kritike.

RASTET E REJA

Nga të dhënat e Ministrisë në 24 orët e kaluara janë raportuar 876 raste pozitive nga më shumë se 3500 testime të kryera. “Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 72 raste në Vlorë, 59 raste në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45 raste në Kavajë, 33 raste në Shkodër, 28 raste në Sarandë, 26 raste në Krujë, Lezhë, Kurbin, 22 raste në Fier, 19 raste në Kukës, 18 raste në Lushnjë, Shijak, 17 raste në Berat, Kamzë, Gramsh, 14 raste në Tepelenë, 13 raste në Mirditë, 12 raste në Librazhd, 10 raste në Mat, Delvinë, Dibër, Vorë, 9 raste në Gjirokastër, Malësi e Madhe, Patos, 8 raste në Vau i Dejës, 7 raste në Korçë, Pogradec, Ura Vajgurore, Skrapar, 6 raste në Mallakastër, Peqin, 5 raste në Rrogozhinë, Tropojë, 4 raste në Divjakë, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, Poliçan, 3 raste në Has, Belsh, Përrenjas, 1 rast në Përmet, Roskovec, Himarë, Memaliaj, Këlcyrë”, thuhet në njoftim.

FATALITETET

Të mërkurën janë raportuar edhe 7 humbje jete si pasojë e COVID-19, ndërkohë që në spitalet COVID situata mbetet e njëjtë. Pavarësisht shtimit të rasteve nuk ka pasur shtim të urgjencave. “Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet COVID. 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-87 vjeç”, ka bërë me dije Ministria.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dha efekt kundër COVID-19"/ Doktori amerikan Fauci

“Pres aprovimin e qeverisë për përdorimin urgjent të Remdesivirit”