MENU
klinika

Deklarata shokuese e Brigitte Bardot

“Covid është diçka e mirë, jemi shumë njerëz në tokë”

29.01.2021 - 10:18

Menduat se i dëgjuat të gjitha në këto muaj të gjatë rrethuar nga pandemia? Epo e keni gabim.

Para jush aktorja Brigitte Bardot, e cila as nuk është munduar ta zbusë deklaratën e saj të fundit me kryefjalë Covid-19.

Brigitte Bardot la spara grossa: "Il covid? Una cosa buona, regola la  popolazione" - Il Riformista

E ftuar në ‘Oggi’ , aktorja ikonë ka thënë: “Kam frikë se Covid dhe pandemitë e tjera janë duke u përpjekur me dhimbje të vendosin në vend një rend të ri. Këta 5 miliardë njerëz që janë shumë për Tokën do zhduken, natyra do fitojë të drejtat e saj. Nëse më pyet a është virusi diçka e mirë? Po, është një mënyrë për vetë-rregulluar mbipopullimin që nuk e kontrollojmë dot ndryshe”.

Aktorja është 86 vjeç aktualisht dhe ka qenë sex simbol në vitet 1950-1960.

Komentin për deklaratën, po ua lëmë juve.