MENU
klinika

Rekordi

CR7 kalon Pelé, 2 gola larg më të mirit në histori

04.01.2021 - 12:10

Cristiano Ronaldo e nisi vitin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar dy gola, ndërkohë që edhe Juventus fitoi bindshëm 4-1 ndaj Udineses. Portugezi arriti në kuotën e 758 golave në karrierë, duke lënë pas vetes një emër si Pelé, teksa braziliani ishte ndalur në kuotën e 757 rrjetave.

Objektivi i CR7 është të bëhet golashënuesi më i historisë së futbollit dhe ky objektiv është shumë i arritshëm, duke qenë se para tij është vetëm ish-sulmuesi çek Josef Bican, që ka realizuar 759 gola.

Kështu, Ronaldo është vetëm një gol larg tij dhe ndoshta në sfidën e radhës që Juventus ka ndaj Milanit, bota e futbollit mund të ketë një emër të ri sa i përket golashënuesit të saj më të mirë.

Por mbrëmë, Ronaldo nuk arriti vetëm këtë rekord, teksa me realizimet e djeshme u bë një nga futbollistët që ka shënuar gol për 20 vite rresht. CR20 mund të konsiderohet tashmë, teksa golin e parë e ka shënuar me Sporting Lisbonën në vitin 2002 dhe prej atij momenti nuk është ndalur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN