MENU
klinika

"Në vendin tonë s'duhet të vijnë shumë azilantë"

Danimarka drejt objektivit “zero” për azilkërkuesit

24.01.2021 - 12:18

Kryeministri i Danimarkës vendosi sot një objektiv për të ulur kërkesat e azilkërkuesve të vendit në zero për të mbrojtur ‘kohezionin social’.

Vendi ka numrin më të ulët të azilkërkuesve që nga viti 1998, me 1,547 njerëz që aplikuan në vitin 2020.

“Ne nuk mund të premtojmë zero azilkërkues, por mund ta vendosim atë vizion,” tha Kryeministri Mette Frederiksen në Parlament.

Ne duhet të jemi të kujdesshëm që jo shumë njerëz të vijnë në vendin tonë, përndryshe kohezioni ynë shoqëror nuk mund të ekzistojë“.

Numri i ulët i aplikuneve vitin e kaluar mund të shpjegohet pjesërisht nga pandemia Covid-19 por është më pak se një e dhjeta e shifrës në 2015, në kulmin e krizës së refugjatëve në Evropë.

Shifra e Danimarkës prej 21,300 aplikimesh në 2015 ishte vetëm rreth një e teta e numrit në Suedinë fqinje.

Danimarka, një vend me 5.8 milion banorë, nuk e fsheh dëshirën e saj për të dekurajuar njerëzit që të kërkojnë strehim.

Ministri i Imigracionit Mattias Tesfaye tha dje se politikat e rrepta të emigracionit të vendit kishin sjellë numrin e ulët të aplikimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN