MENU
klinika

"Të gjithë janë, janë bashkëautorë"

“Deklaratat i ka sipas politikave të Ramës”, Lubonja sulmon Pëllumb Piperon

19.01.2021 - 19:25

Analisti Fatos Lubonja ka akuzuar mjekun e njohur Pëllumb Pipero dhe Komitetin Teknik se deklaratat i japin sipas politikave të Ramës dhe jo sipas halleve të shqiptarëve.

Sipas tij, këta janë bashkëpunëtorë të gënjeshtërës dhe komplet të paaftë për gjëra të tjera, ndërsa shton se aftësia e tyre është vetëm për të gnëjyer e mashtruar.

“Dyshimet më të mëdha nuk janë NOVAX këtu, këtu janë ccfarë janë këto vaksina. Ccfarë po fus në trup, është ujë, apo të skaduara, apo janë shkrirë më parë, apo kanë ngelur të shkrira.

Një pulë kur shitet në këto supermarketet, ka datën e skadencës, kur është prodhuar, e shoh kur e blej. Si shkoj unë tek Pipero që më thotë mua vijnë të dielën, edhe ato vijnë të martën a ku di unë.Si kam besim unë tek ta, ccfarë është ky Komision, ky Komisioni që merret me COVID-19. Ccfarë njerëz janë këta? A u ka ngelur ndonjë fije dinjiteti? Shkon në linjë me të gjitha gjërat. Shkon në linjë pasi po rritet numri  i të infektuarve, po bien shtrimet në spital. Pse? Se njerëzit s’kanë besim tek këta. Se më shërbejnë. Se del ajo Tirja shkojnë e bëjnë tek Air Albania, tek stadiumi, tek Duka dhe i kërkonte dhe qira, i kërkonte. Keni parë ndonjë shtet që e bën në stadium. E pashë në Turqi, rrinin në dhoma, kishte dhomë vaksinimi dhe një dhomë shtesë për të ndejtur në të ngrohur. S’kanë vend të bëjnë. Këta janë komplet të paaftë, të aftë për të gënjyer e mashtruar.

PYETJA: Të gjithë, edhe Komiteti Teknik i Ekspertëve?

FATOS LUBONJA: Të gjithë janë, janë bashkëautorë. Dhe shteti duhet të hetojë nëse ka organe për ta hetuar këtë punë.

PYETJA: Duhet të mbajnë përgjegjësi edhe për deklaratat, qoftë z.Pipero që e përmendët?

FATOS LUBONJA: Sigurisht do japin deklarata, se e kemi parë Piperon gjithmonë konform me politikat e Ramës.Edhe kur thoshte për maskat, duhen maska, s’duhen maska. Sipas nevojës që kishte shteti, i bënte deklaratat Pipero, jo sipas halleve të shqiptarëve.