MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Dhjetë orët që tronditën Amerikën

07.01.2021 - 08:52

Sulmi i 6 janarit në Kapitolin e SH.B.A.-së i nxitur nga Presidenti Donald Trump agravoi edhe në humbje jetësh njerëzore. Trump inkurajoi mbështetësit e tij të marshonin në Kapitolin e SHBA-së dhe turma arriti të ndërpresë një sesion të përbashkët të Kongresit për të konfirmuar votimin e Kolegjit Zgjedhor në favor të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Por ligjvënësit do të vazhdojnë ende detyrën e tyre kushtetuese dhe inaugurimi i Biden do të bëhet më 20 Janar. Kryengritësit ishin “aq të disiplinuar” sa kuadrot bolshevikë të Leninit me ushtarë dhe marinarë revolucionarë të armatosur. Shumica ishin të moshës së mesme, të cilët ishin të interesuar për përmbysjen e qeverisë amerikane dhe vendosjen e Trump në krye si një diktator edhe pse nuk u zgjodh në detyrë.

E megjithatë, veprimet e kryengritësve, megjithëse ishin patetike, do të kenë implikime revolucionare për imazhin dhe qëndrimin e Amerikës në botë. Për herë të parë në historinë e vendit, një president i mundur në detyrë thirri një turmë për të frikësuar Kongresin duke shkelur Kushtetutën e SHBA-së për ta mbajtur atë në pushtet.

Të ndihmuar dhe të nxitur nga shtypi i krahut të djathtë dhe republikanët, katër vitet e përbuzjes së dukshme të Trump për vlerat demokratike, institucionet dhe normat kanë sjellë atë që ai gjithmonë ka dashur: një revoltë të paligjshme, nihiliste kundër “elitave” nga “humbësit”.

Duke thyer dritaret dhe duke sulmuar policinë e Kapitolit, protestuesit hynë në dhomat e Senatit dhe Dhomën e Përfaqësuesve, duke detyruar anëtarët e kongresit dhe stafin e tyre të evakuohen. Mësohet se 4 persona humbën jetën ndërsa është i lartë edhe numri i të lënduarve.

Një gjë që Trump ka të përbashkët me Leninin si dhe Napoleonin dhe të gjithë të tjerët që kanë nisur një grusht shteti kundër një qeverie të zgjedhur është përbuzja e tij për sundimin e ligjit dhe figurat politike që erdhën para tij. Ashtu si Lenini, Trump i urren normat që kanë për qëllim të kufizojnë ushtrimin e pushtetit dhe kështu ka pak durim për kulturën e kompromisit që mbështet bazat e qeverive përfaqësuese.

Dhe, si Lenini, ai ka një aftësi të egër për të nuhatur dobësinë jo vetëm në një regjim të vendosur, por edhe në varëset e tij, disa prej të cilëve janë të përgatitur të shkelin betimin e tyre në emër të tij. Akoma, regjimet që u sulmuan nga Lenini, Napoleoni, Musolini dhe Franko jo vetëm që ishin të dobëta; u mungonte vullneti për të mbijetuar. Puçistët më famëkeq në histori zakonisht sulen “në dyert e hapura”.

Duke gjykuar nga sjellja e tij në javët e fundit, Trump ka bërë të qartë se një ndër ta është edhe ai. Sipas mendimit të tij, pas katër viteve të sulmeve të tij, institucioneve përfaqësuese të Amerikës u mungonte vullneti për t’u mbrojtur. Për të shpjeguar përpjekjet e tij në Arizona, Michigan dhe Georgia për të “gjetur” votat e mjaftueshme për ta bërë atë fitues. Në vend që të shihte kundërshtime të përsëritura zyrtare si një shenjë se Republika Amerikane nuk ishte ende gati të binte, Trump u përqendrua në faktin se ai nuk ka paguar asnjë çmim për përpjekjet e tij për të përmbysur proceset demokratike dhe institucionet e SH.B.A.-së gjatë katër viteve të fundit.

Duke mos pasur asnjë pasojë deri më tani, pse të mos vazhdonte të sulmonte derisa sistemi të përmbyset tërësisht?

Mbi të gjitha, “spektakli i trishtuar” në Capitol Hill ishte rezultat i korrupsionit nga ligjvënësit republikanë si senatorët Ted Cruz i Teksasit, Josh Hauley i Misurit dhe pothuajse tre të katërtat e grupit parlamentar republikan në Dhomë.

Të gjithë kishin sinjalizuar hapur qëllimin e tyre për të kundërshtuar votat që janë çertifikuar tashmë siç duhet nga qeveritë e shtetit. Duke vlerësuar teoritë e konspiracionit paranojak të “mashtrimit të votuesve”, janë ata që i dhanë Trump trimërinë e veprimeve që ai është duke kryer. Por “grupi parlamentar i kryengritjes” nuk është partia e vetme fajtore.

Për katër vjet, Udhëheqësi i Shumicës së Senatit Republikan Mitch McConnell dhe pjesa tjetër e Partisë Republikane kanë parë anën tjetër ndërsa Trump degradoi presidencën e SHBA-së. Pas fajësimit të Trump vitin e kaluar nga Dhoma e Përfaqësuesve, Senatorët Republikanë votuan për shfajësimin e tij, dhe më pas përqafuan pretendimet e tij të rreme të mashtrimit zgjedhor. Edhe sot, ndërsa turma iu afrua Kapitolit, McConnell vazhdoi të përhapte gënjeshtrën se ishin Demokratët ata që minuan së pari demokracinë Amerikane. Në mënyrë të ngjashme, senatorja Susan Collins e Maine për vite me radhë ka shprehur “shqetësimin” për sjelljen e Trump, por nuk ofroi asnjë rezistencë pasi ai bëri luftë ndaj institucioneve amerikane gjatë mandatit të tij të vetëm.

Këta politikanë pa shtyllë kurrizore do të jetojnë në turp, por kështu do të ndodhë edhe me çdo gazetar të Fox Neus (dhe pronari i medias, Rupert Murdoch) që ka trumpetuar gënjeshtrat e Trump. Kështu, gjithashtu, do të bëjnë udhëheqësit e platformave të mediave sociale veçanërisht CEO i Facebook Mark Zuckerberg që kanë shërbyer si burim dezinformimi dhe gënjeshtre duke nxitur edhe konfliktet. Amerika tani e gjen veten duke u ballafaquar me diçka që nuk ka ndodhur që nga koha e Abraham Lincoln: Refuzimi i rendit kushtetues nga një pjesë e konsiderueshme e elektoratit.

Ndërsa kundërshtarët e Amerikës i përshkruan me gëzim ngjarjet e 6 Janarit, miqtë dhe aleatët e saj të shumtë në të gjithë botën bënë të kundërtën duke shprehur tronditjen e tyre. Ashtu si Lincoln, Biden tani do të duhet të përballet me këtë sfidë ekzistenciale brenda vendit.

Një gjë është tashmë e sigurt: Kryengritja Trumpiane nuk do të qetësohet nga fjalime qetësuese rreth vijimësisë pa kërkuar fajtorët që duhet më parë të japing llogari.

Për Trump, për Partinë Republikane, tani duhet të zbatohet e vërteta brutale e Fjalëve të Urta 11:29: “Kush shqetëson shtëpinë e tij do të trashëgojë stuhitë.”

 

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sfida më e madhe nga koha e Luftës Civile

Pushtimi i Kapitolit: Sulm i Trump ndaj demokracisë