MENU
klinika

Me mision në SHBA

Diplomatja nga M. e Veriut gjendet e pajetë në banesën e saj

02.01.2021 - 18:57

Një diplomate nga Maqedonia e Veriut është gjetur e vdekur në një banesë, në rrethana misterioze.

Sipas informacioneve nga mediat e huaja, 39-vjeçarja me inicialet M.V nga Shkupi u gjet e vdekur në një banesë në Manhatan të New York. Policia dyshon se bëhet fjalë për vetëvrasje, pasi në shtëpinë e saj ka gjetur ilaçe të ndryshme.

Diplomatja jetonte e vetme në banesën e saj dhe fqinjët e kanë përshkruar si një grua të qetë. Pasi një diplomat tjetër po e kërkonte dhe ajo nuk po gjendej, menjëherë njoftoi policinë dhe ata shkuan në banesën e saj dhe e gjetën atë me një rrip rreth qafës.

Mësohet se diplomatja vuante nga depresioni.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë konfirmoi lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Nga misioni i Përhershëm i Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara në New York morëm lajmin e hidhur, për humbjen e anëtares së misionit tonë, diplomat karriere në Ministrinë e Jashtme”,- shkruajnë ata.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN