Opinion nga: Marwan Bishara
Presidenti amerikan e humbi shansin për një rikthim me rëndësi në politikë. E kuptoj që kjo ishte një ditë tronditëse dhe e bezdisshme, por gjithashtu e shikoj “të mërkurën e zezë” pak argëtuese. Më dukej sikur ndiqja episodin e fundit të shfaqjes televizive të realitetit, “The Apprentice”. Me përjashtim të Donald Trump, njeriu që qëlloi dhe u shkarkua vetë.
Për katër vjet, Presidenti Donald Trump ka humbur shumë kohë. Më 3 nëntor, ai humbi zgjedhjet dhe më 6 Janar, ai humbi shansin e tij për një rikthim. Gjatë një tubimi politik të Mërkurën, Trump nxiti mbështetësit e tij të marshonin nëpër Avenue të Pensilvanisë drejt Capitol Hill. Ata rrethuan ndërtesën e Kapitolit, pastaj e sulmuan dhe bënë kërdinë në sallat e saj.
Imazhet dramatike nga skena e krimit ishin vërtet tronditëse dhe deri dje, krejtësisht të paimagjinueshme, përveçse të para në një filmi të bujshëm të Hollivudit. Disa nga protestuesit, të veshur për t’u dukur të ashpër, dukeshin më shumë si pjesëmarrës në ahengje të festave të shkëputura nga një ngjarje e Halloëeen. Hera e fundit që Kongresi u plaçkit ishte nga Britanikët më shumë se dy shekuj më parë.
Sulmi populist i Trump ndaj procesit zgjedhor dhe vendosmëria e tij për të përçarë Senatin që vërteton rezultatet e zgjedhjeve u dënua si “një përpjekje për grusht shteti”, “një kryengritje” dhe një rast i “terrorizmit të brendshëm”.
Duket se Trump më në fund e teproi me veprimet e tij dhe tjetërsoi shumë aleatë të tij. Këtë herë, ai nuk sulmoi thjesht një anëtar të Kongresit, një degë federale ose një sekretar kabineti, por ai në të vërtetë filloi një sulm ndaj kushtetutës, Kongresit dhe demokracisë amerikane si një e tërë.
Trump ka treguar se kujdeset vetëm për pushtetin dhe fuqinë, se ai nuk interesohet vërtet për republikanët ose popullin amerikan, e lëre më për ta bërë Amerikën përsëri të madhe.
Ai thjesht nuk mundi ta mbante veten pas humbjes së tij. Ai nuk do të heshtte për këtë dhe nuk do të pranonte rezultatet pasi gjykatat hodhën poshtë çështjet e tij të trilluara ku pretendonte ndërhyrje në zgjedhje. Në vend të kësaj, ai vazhdoi të dëmtonte çertifikimin e rezultateve të zgjedhjeve me çdo mjet të mundshëm.
Dhe u dha përgjigje.
Trump ka qenë një narcisist aq egotistik, saqë ai ka përdorur atë që ka mbetur nga fuqia e tij për të dëmtuar lëvizjen e tij populiste, duke kërkuar që të bëjnë gjithçka për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve.
Ai u bëri presion drejtuesve shtetërorë dhe kombëtarë republikanë për të refuzuar rezultatet. Disa kanë pranuar; të tjerët nuk pranuan të bënin punën e tij të ndyrë për të. Ata jo vetëm që nuk arritën të ndalojnë Kongresin të çertifikojë fitoren e Joe Biden por gjithashtu do të paguajnë çmimin e dëmtimit të vullnetit të popullit.
Duke zbuluar realisht veten si është Trump tani po humbet simpatitë dhe besimin e shumë prej 74 milion Amerikanëve që e votuan për të. Këta njerëz ishin mjaft besnikë dhe do hidhnin votat e tyre për të, megjithë paaftësinë e tij dhe keqmenaxhimi i pandemisë së koronavirusit që çoi në vdekjen e më shumë se 360,000 amerikanëve shkaktoi shumë skepticizëm dhe humbje besimi tek ai.
Jo më.
Nacionalistët e bardhë dhe konservatorët, të cilët përbëjnë shtyllën kurrizore të Partisë Republikane të sotme, mund ta zgjedhin ende mbret të Amerikës.
Axhenda populiste e Trump ka marrë një goditje të thellë që mund të jetë shumë toksike për udhëheqësit republikanë për të mbajtur dhe mund të përfundojë me përçarjen e partisë. Është shumë e mundur që Trumpizmi të zhbëhet me Trump pas 20 Janarit.
Kjo është mjaft domethënëse dhe duhet të festohet jo vetëm në SH.B.A. por edhe jashtë saj.
Por shenjat e trajektores rënëse të Trumpizmit ishin të dukshme edhe para sulmit në Kapitol Hill. Në balotazhet e 5 janarit në Xhorxhia një shtet konfederal dhe tradicionalisht një bastion i republikanëve, fiksimi i Trump me humbjen e tij u kushtoi republikanëve dy vende të humbura në Senat dhe në fund të fundit shumicën e tyre në Senat. Kjo sigurisht do të lehtësonte Biden për të zbatuar axhendën e tij.
Por a do të ndalet Biden këtu apo do ta mbajë Trump përgjegjës për ato që demokratët i konsiderojnë shkelje të pabesa të demokracisë dhe sundimit të ligjit?
Në përgjithësi, presidentët e SH.B.A.-së janë përmbajtur nga ndjekja e paraardhësve të tyre ligjërisht ose ndryshe, kryesisht nga frika e krijimit të precedentëve të rrezikshëm.
Pra, ashtu si Presidenti Barack Obama ktheu faqen në presidencën e George Bush, kështu do të veprojë edhe Biden edhe në faqen e epokës Trump, duke lënë prokurorët e shtetit që ta ndjekin atë.
Disa ende po pyesin nëse Trump do të përdorë dy javët e tij të fundit në detyrë për të filluar një sipërmarrje të huaj ushtarake, të themi, kundër Iranit.
Kjo mund të ketë qenë e mundur gjatë dy muajve të fundit, por shkatërrimi në Capitol Hill e gjymtoi politikisht dhe e paaftësoi aventurizmin e tij në politikë.
6 Janari mund të ketë qenë një moment i errët në historinë e SHBA, por mund të hapë rrugë për një ditë të re në Amerikë.
Përkthyer dhe përshtatur nga Aljazeera/ Konica.al