MENU
klinika

Po habit anglezët

Djaloshi shqiptar 11-vjeçar kryen 3500 palexho

11.01.2021 - 16:50

Është vetëm 11 vjeç, por kryen deri në 3500 palexho me topin. Nuk është rekord, fundja nuk është ky qëllimi i djaloshit. Shënojeni këtë emër: Sonny Parmaku, sepse pas disa vitesh atë mund ta shohim në një nga skuadrat më të mira në Premier League.

Duket si shumë bashkëmoshatarë të tjerë të apasionuar pas futbollit. Po Sonny është shqiptar dhe stërvitet fort. Babai i tij është nga Bulqiza dhe shpreson që djali i tij të tregojë aftësitë edhe në të ardhmen.

Sonny Parmaku është pjesë e akademisë së Swindon, klub i binjakëzuar me Chelsea, dhe nuk është habi që një tjetër shqiptar të veshë fanellën blu në të ardhmen, si Armando Broja. Parmaku i vogël e ka bërë zgjedhjen që tani sa i përket Kombëtares: dëshiron vetëm fanellën kuqezi, me të cilën nuk ngurron ta veshë edhe kur stërvitet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN