MENU
klinika

La Liga, Java 17

Dopietë e Messit, Barcelona ngjitet e treta

06.01.2021 - 23:09

Ringrihet Barcelona. Katalanasit kanë mposhtur 3-1 me përmbysje Athletic Bilbao-n dhe janë ngjitur në vendin e tretë të La Liga-s, teksa kanë shkuar pesë pikë larg Real Madrid-it të vendit të dytë dhe shtatë pikë larg kryesuesve të Atletico Madrid, që kanë dy ndeshje më pak.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Leo Messi, autor i një dygolëshi. Goli tjetër i Barçës është shënuar nga talenti Pedri, i cili është bërë lojtari më i ri (18 vjeç e 42 ditë) që shënon dhe jep një asist në një ndeshje të kampionatit të luajtur në San Mames.

Golat e vendasve janë shënuar nga Willimas (3′) dhe Muniain (90′), me këtë të fundit që ka përfituar nga një gabim i rrallë nga Leo Messi. Gjithsesi, me dopietën e shënuar, Messi shkon drejt rekordeve të reja.