MENU
klinika

Formula 1

Dy gara në dyshim, gati plani “B”

05.01.2021 - 17:34

Formula 1 pati një sezon të reduktuar në 2020, por edhe ky vit rrezikohet jo pak. Kur duhen edhe 3 muaj që të nisë sezoni i ri, kanë nisur dilemat e para në lidhje me zhvillimin normal të këtij botërori.

Përveç garës së parë sezonale, që zhvillohet më 21 mars në Australi, në dyshim është vënë edhe gara e tretë, ajo që zhvillohet më 11 prill në Kinë. Sipas mediave, koronavirus dhe masat që janë marrë nga Kina kanë vënë në dilemë këtë garë, e cila, ashtu sikurse vjet, mund të anulohet.

Për momentin, nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga ana e organizatorëve të garës së Shanghai. Ndërkohë, Formula 1 ka gati një “plan B” në rast se do të anullohet një apo dy gara. Bëhet fjalë për të ruajtur këto data dhe të organizohen dy gara në pistën e Bahrein, ku më 28 mars do të zhvillohet gara e dytë sezonale.

Një variant tjetër është zhvillimi i garave të anuluara në pistat e Imola (Itali) dhe Portimao (Portugali), ashtu sikurse ndodhi edhe vitin e kaluar. Formula 1 është ende duke ndjekur situatën që do të paraqitet muajt e ardhshëm nga pandemia Covid-19.

Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’