MENU
klinika

Bundesliga, java 15

E pabesueshme! Nga 0-2, Bayern përmbyset 3-2

08.01.2021 - 22:30

E pabesueshme ajo që i ka ndodhur Bayern Munchen sonte në ndeshjen e parë të javës së 15-të të Bundesligës. Nga 0-2 që udhëhiqnin kampionët gjermanë, Borussia Monchegladbach fiton 3-2. Një përmbusje vërtet spektakolare.

Bayern Munchen ka zhbllokuar sfidën në 20’. Kampionët e Gjermanisë kanë gjetur rrjetën me anë të të zakonshmit Robert Lewandowski. Ky i fundit ka shkundur rrjetën nga pika e bardhë e 11 metrave.

Miqtë gjetën golin e dytë në 26’. Goretzka gjeti rrjetën me një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zone dhe shkundi rrjetën për 0-2. Vendasit u përgjigjën në minutën e 36′ me Hofmann për 1-2 dhe po ky autor barazon ndeshjen që në pjesën e parë në 45’.

Borussia M’Gladbach ka kaluar në avantazh ndaj Bayern-it në fillimin e pjesës së dytë. Vendasit kanë shënuar golin e tretë në minutën e 49-të. Goli është shënuar nga Neuhaus, i cili ka mposhtur Neuer me një goditje të bukur. Pavarësisht përpjekjeve të Bayern, vendasit fitojnë 3-2.