MENU
klinika

Tanimë, një romancë e re...

Eugent Bushpepa i jep fund lidhjes disavjeçare!

02.01.2021 - 10:59

I ftuar në Soiree, këngëtari Eugent Bushpepa foli si rrallëherë për jetën e tij private.

Eugenti i ka dhënë fund marrëdhënies disavjeçare me vajzën e quajtur Andia dhe me sa duket tanimë ka filluar një romancë të re.

Ai ka ndarë disa detaje për dashurinë e re në Soiree. Pa zbuluar emrin e saj, këngëtari zbuloi se ajo është bionde dhe rockere. Madje zbuloi edhe që vajza nuk është aspak xheloze. Ai bëri të ditur se e ka prezantuar të dashurën me motrat dhe të ëmën. Duket se gjërat po bëhen serioze, edhe pse sa u përket planeve për t’u bërë baba, ai tha se është ende herët.