MENU
klinika

Përmbytjet në Lezhë!

Evakuohen 27 familje, bllokohen disa fshatra

10.01.2021 - 11:24

Reshjet e dendura të shiut që vazhdojnë prej disa ditësh kanë shkaktuar probleme të shumta në mbarë vendin.

Në Qarkun e Lezhës si një nga më të prekur, deri më tani rreth 3000 ha tokë bujqësore ndodhen nën ujë.

Reshjet e këtyre ditëve kanë sjellë edhe dëmtime urash, rrugësh dhe banesash. Në Bashkinë Lezhë deri më tani janë evakuuar 27 familje, të cilat rrezikoheshin nga përmbytjet. Dëmet më të mëdha në tokat bujqësore janë në Zadrimë dhe Torovicë.

Rruga lidhëse Kallmet-Ungrej është shembur në një gjatësi afro 100m dhe ndërhyrja për riparim duket që do të vonojë, pasi ndodhet në një terren të thyer malor. E ndërtuar vetëm në vitin 2013, rruga ka pasur probleme të vazhdueshme me rrëshqitjen e dherave për shkak të shpyllëzimit. Një ure që shërben për lidhjen e fshatrave në Kalivaç sërish në njësinë Ungrej në Lezhë është ndarë në dysh nga prurjet e shumta të lumit. Në këtë urë nuk ishte ndërhyrë prej vitesh dhe pse dëmtimet ishin të dukshme.