MENU
klinika

GEGA... gjeniu

Evropa pa një shqiptar si Moxarti, Frojdi apo Kafka…

10.01.2021 - 10:56

       Karl Gega është një ndër emrat që ka hyrë në histori, falë profesionalizmit dhe aftësive të shkëlqyera. Ai ishte një nga inxhinierët pionerë të hapjes së tuneleve në veprat e mëdha infrastrukturore./Konica.al

I lindur më 10 janar të vitit 1802 në Venecia të Italisë, Karl Gega ka prejardhje shqiptare, teksa të parët e tij kishin emigruar nga Shqipëria e Veriut pas vdekjes së Skënderbeut dhe pushtimit osman.

Ai ishte ndërtues i hekurudhës së Semmering-ut, prej Gloggnitz deri në Mürzzuschlag në Austri. Geha studioi në Padova të Italisë, ku edhe mori titullin Doktor i Shkencave Matematikore. Karrierën e filloi si inxhinier në pjesën e Italisë verilindore dhe ndërtoi rrugë dhe ujësjellës në Venecie.

Në vitin 1842, Gega u emërua udhëheqës planifikimi për të gjithë jugun e shtetit Austro-Hungarez.

Ndër të tjera, ndihmoi në ndërtimin e rrugës “Strada d’alemagna”, rrugës nga Treviso për në Cortina d’Ampezzo, hekurudhën Vjenë-Graz-Trieste dhe hekurudhën e Semmering-ut. Kjo e fundit, mbetet si një nga veprat me të hershme dhe më të shquara të hekurudhave në Europë.

Në vitet 1853-54, Gega planifikoi të gjithë rrjetin e hekurudhave në monarkinë Habsburge. Por, ndërtimi i hekurudhës së Semmeringut i kushtoi jetën Gegës, pasi rivalët thurën fjalë se tuneli i projektuar prej tij do të dështonte. Ndaj ai, vrau veten para se tuneli të përfundonte. Pas vdekjes së tij, punimet vazhduan dhe tuneli përfundoi me sukses.

Karl Gega u vendos në panteonin e njerëzve të mëdhenj. Shtatë vjet më vonë, d.m.th. në 1867 eshtrat e tij u vendosën përfundimisht në një varr përmendore. Edhe në stacionin e Semmeringut. Pas dy vjetësh, iu ngrit një përmendore në kujtim të këtij nismëtari të hekurudhave malore.

Vite më vonë u emetuan pulla poste dhe kartmonedha me portretin e Karl Gegës.

Ndërkohë filluan shtrembërime tendencioze lidhur me kombësinë, gjoja italiane apo gjermane të këtij personaliteti. Por, në vetë qarqet e kulturës austriake, nuk munguan autorë objektivë, të cilët e kanë vënë në dukje origjinën shqiptare të gjeniut Karl Gega, siç është p.sh. rasti i Friedrich Uallisch, i cili, në librin me titull “Neuland Albanien”, botuar në Stuttgart 1931, thotë në faqen 113:

“Karl Gega, ndërtuesi gjenial i hekurudhës së Semmering-ut, ka qenë me prejardhje shqiptare, siç dëshmon vetë mbiemri i tij “Gega”, që do thotë nga Shqipëria Veriore”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një nga kryeveprat më të bukura teknike në botë

Karl Gega, gjeniu dhe magjistari i hekurudhës së Semmering-ut


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit