Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi pas një konflikti ka qëlluar me thikë një të mitur.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi E. R., 19 vjeç, banues në Strum, Roskovec.
Arrestimi i 19-vjeçarit u bë pasi gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Strum, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin e mitur Sh. M., 13 vjeç, banues në Strum, Roskovec, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.
Shtetasi i mitur ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 19 vjeç, banues në Strum, Roskovec.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Strum, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin e mitur Sh. M., 13 vjeç, banues në Strum, Roskovec, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.
Shtetasi i mitur ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet i kalouan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.