MENU
klinika

Në merkato

FIFA bllokon Tiranën, peng për 200 mijë euro

05.01.2021 - 16:05

FIFA ka bllokuar merkaton e Tiranës. Ky vendim është marrë nga organet juridike të FIFA-s dhe aktualisht kampionët në fuqi e kanë të pamundur të regjistrojnë futbollistë të rinj. Vendimi ka ardhur për shkak të një detyrimi të papaguar ndaj një futbollisti afrikan, që ka luajtur më parë me bardheblutë.

Drejtuesit e klubit kryqytetas duhet të bëjnë pagesën e plotë ndaj tij dhe më pas të presin përgjigjen për heqjen e bllokimit. E gjitha vjen si pasojë e një borxhi prej 200.000 eurosh ndaj ish-futbollistit, Moktar Sise.

Ky i fundit ia ka dalë të fitojë të drejtën e tij nëpërmjet gjyqit duke vendosur bardheblutë me “shpatulla pas murit”. Kështu, në këtë rast ka ndërhyrë FIFA dhe Tirana duhet të paguajë menjëherë shumën që ka detyrim ndaj futbollistit afrikan, e më pas të presë për rihapjen e merkatos.

Kujtojmë se Sise iu bashkua kryeqytetasve në vitin 2016, ku u aktivizua për një sezon dhe në 23 ndeshje realizoi vetëm dy gola duke rezultuar një dështim. Ndaj, Tirana vendosi ta largonte, me sa duket, pa konsensus, teksa lojtari me anë të kontratës që ka pasur ia ka dalë të fitojë të drejtën e tij pas disa viteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’