MENU
klinika

Sfidojnë masat

Lezhë, disa qytetarë presin Vitin e Ri në sheshe!

01.01.2021 - 09:08

Ndërrimi i viteve në Lezhë ëstë pritur me fishekzjarre të shumta dhe lëndë të tjera plasëse.

Në pamundësi për të festuar në rrugë dhe sheshe për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe masave kufizuese që ndalojnë lëvizjen, qytetarët i kanë hedhur lëndët plasëse nga ballkonet e banesave të tyre.

Por nuk munguan dhe ato pak qytetar të cilët sfiduan masat kufizuese dhe e pritën Vitin e Ri në sheshin “Gjergj Kastrioti”.

Gjithashtu dhe Bashkia Lezhës ka bërë hedhjen e fishekzjarreve në mënyrë të organizuar nga kalaja e mesjetare e qytetit, duke ju dhënë mundësi qytetarëve që ta shishojnë magjinë e tyre nga banesat. Ndërrimi i viteve është monitoruar nga forcat policore të cilët kanë patrulluar në zona të ndryshme të qytetit për zbatueshmërinë e masave anti-COVID.