MENU
klinika

NBA

Fitojnë Bucks e Clippers, humbin Rockets e Warriors

07.01.2021 - 13:24

NBA nuk ka të ndalur, njëkohësisht edhe surprizat po ndodhin cdo ditë. Tjetër humbje për skuadrën e Houston Rockets në kampionat, e katërta në 6 ndeshje, që u ndal 114-107 nga Indiana Pacers.

Brogdon me 35 pikë ishte lider në fushë për Indiana, mbështetur edhe nga Sabonis me 22 pikë e 12 rebound. Në sekondat e fundit fiton ekipi i Boston, që mposhti 107-105 Miami, në një ndeshje me rivalitet. Tatum realizoi 27 pikë për Boston, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Butler për Miami.

Ndalet Golden State Warriors , që u mund në fushën e tij 108-101 nga Clippers. Leonard e George realizuan nga 21 pikë secili për Clippers. Fiton edhe Milwaukee Bucks , që mundi 130-115 Detroit Pistons, ndeshje ku u dalluan Giannis me 25 pikë e Middleton me 23.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN