MENU
klinika

Jo më në 15:10

Formula 1 ndryshon orarin e startit të garave

07.01.2021 - 13:35

Fillimi i garave të Formula 1 në orën 15:10, siç ka nodhur 3 sezonet e fundit, mund të marrë fund. Drejtuesit e Formula 1 po shohin mundësinë që garat të nisin në orën 14:00, ashtu sikurse ka qenë më parë.

Ky ndryshim do të vlejë kryesisht për garat në Europë, të cilat mund të nisin në orën 14:00, siç ka qenë para se ky sport të kalonte në pronësi të Liberty Media.

Gjithashtu, do të hiqet edhe “shtesa” prej 10 minutash, që ishte vendosur si pasojë e reklamave para garës (u ndoq modeli amerikan). Ky vendim për modikimin e orarit të garës pritet të merret në muajin shkurt, para se të nisin testet dimërore.