MENU
klinika

Merkatoja shqiptare

Futbollisti i Kombëtares gati t’i bashkohet Vllaznisë

05.01.2021 - 20:49

I skadon kontrata në qershor të këtij viti në Belgjikë me Oostende, por duket se Sindrit Guri mund të shkëputet më herët. Ai mund të vijë në formë huazimi te Vllaznia. Kjo është ajo që përflitet në ambientin kuqeblu.

Në fillim të këtij viti u përhap lajmi që ai mund t’i bashkohej Tiranës, por kampionët sot mësuan lajmin e hidhur të bllokimit të merakots nga FIFA. Kështu që Guri mund të luajë te Vllaznia.

Dy janë arsyet pse ai zgjedh ekipin kuqeblu. Së pari, ekipi i vendlindlindjes. Së dyti, Vllaznia është në vend të parë dhe pas 20 vitesh është pranë titullit kampion në Superligë, cka mund të rriste valencat e Gurit, pse jo, për një rikthim në Kombëtare.

sindrit guri

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN