MENU
klinika

Banorët e truallit dhe ‘Ligjet’ japin ‘OK’

Gati të nisë ndërtimi i Spitalit të Fierit me sipërfaqe 50 mijë m2

25.01.2021 - 12:01

Komisioni i Ligjeve ka votuar këtë të hënë aktin normativ për shpronësimet, duke i hapur zyrtarisht rrugën ndërtimit të Spitalit të Fierit.

Në mbledhjen online të Komisionit të Ligjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, Erlis Hereni, tha se është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit me banorët e truallit, ku do të ndërtohet spitali.

“Agjencia mund të hyjë në negociata për sa i përket vlerës së shpronësimit. Janë nënshkruar marrëveshje me vullnet të plotë nga të dyja palët, ku banorët lejojnë të fillojnë punimet për ndërtimin sa më shpejt të spitalit, dhe agjencia angazhohet të bëjë procedurat, duke mos hequr të drejtën e banorëve për t’iu drejtuar gjykatës. Kemi dakordësi të plotë nga ana e banorëve dhe nuk kemi shkelje të të drejtave të njeriut. Janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi nga banorët, që kanë dakordësuar që shpronësimi i truallit të kryhet brenda 90 ditëve. Sipërfaqja totale e Spitalit të Fierit është rreth 50 mijë metra katror”, tha Hereni.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier