MENU
klinika

Suedezi, "gol" edhe jashtë fushe

I ftuar në Sanremo, Ibra 50 mijë euro për çdo natë

07.01.2021 - 20:56

Sulmuesi i Milan-it, Zlatan Ibrahimovic, do të jetë një mysafir i rregullt në edicionin e ardhshëm të festivalit të famshëm italian të këngës “Sanremo”. Dhe ndeshja kundër Udineses e planifikuar për atë javë është vënë dyshim për suedezin.

Shtatlarti pritet të jetë në skenën Ariston për të pesta mbrëmjet. Ibra do t’i bashkohet me drejtorin artistik të festivalit Amadeus dhe ndihmësin e tij Rosario Fiorello.

Festivali do të zhvillohet nga 2 deri më 6 mars, pikërisht në ato data kur luhet edhe kampionati i Serie A. Të mërkurën 3 marsit, në fakt, kuqezinjtë e Piolit kanë ndeshjen kundër Udineses, që koicidon për javën e 25-të dhe luhet të mërkurën. Të paktën kështu është në program.

Për momentin Ibra është i dëmtuar dhe nga dita-ditës pritet lajmi i mirë për të për të rinisur me Milan. Gjithsesi, pas humbjes me Juventus, pjesëmarrja në “Sanremo” ka mërzitur tifozët, të cilët janë shprehur se Ibra duhet të mendojë për ekipin

Mësohet se Ibrahimovic do të paguhet 50 mijë euro për secilën nga mbrëmjet e festivalit (në total 250 mijë euro) nga organizatorët. Georgina Rodriguez përfitoi vjet 140 mijë euro për pjesëmarrjen, por i dhuroi ato për bamirësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN