MENU
klinika

Në 10-11 janar…

IGJEUM jep detajet: Priten reshje shumë intensive në këto qarqe

09.01.2021 - 13:17

Me ndërprerjen e përkohshme gjatë ditës së sotme të reshjeve të shiut, situata në zonat e rrezikuara për përmbytje është normalizuar. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se nga llogaritjet që ka bërë, nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta por me probleme lokale të përmbytjeve.

Ndërsa lumenjtë e tjerë do të vazhdojnë të kenë prurje të larta por nuk priten probleme nga përmbytjet.

Intensiteti i lartë në veri-perëndim të vendit mund të krijojë akoma probleme lokale me përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël, përmbytjet urbane dhe rrëshqitje të dherave kryesisht përgjatë datave 10 dhe 11 Janar 2021.

Sa i takon  reshjeve të shiut, sot pasdite (e shtunë, dt. 09) dhe nesër (e diel, dt. 10) priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Durrës dhe në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë deri lokalisht shumë intensive.

Në qarqet Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në veri dhe lindje në lartësitë mbi 600m reshjet do të jenë në formë bore.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt. 10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 20 °C, në vendet e ulëta: 8 / 17 °C, në vendet malore: 0 / 13 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 09) dhe nesër (e diel, dt. 10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Këto dy ditë do të jenë të rrezikshme"

IGJEUM paralajmëron: Qarqet që do kenë përmbytje