08.01.2021 - 17:08
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump u bllokua dje nga platforma sociale Twitter për disa orë, për postime që nxisnin dhunë.
E gjitha ka të bëjë me thirrjet e Trump drejtuar protestuesëve që dolën në rrugët e Uashingtonit dhe mësynë në Kongresin Amerikan.
Trump ka bërë dy postime, një para 1 ore dhe të dytin pak minuta më parë. Ai falenderon 75 milionë amerikanët që e votuan më 4 nëntor 2020 dhe u premton se zëri i tyre do të dëgjohet në të ardhmen.
Në shënimin tjetër Trump njofton se nuk do të marrë pjesë në inagurimin e Joe Biden si president, më 20 janar 2021.