MENU
klinika

Kupa e Italisë

Inter fiton në shtesë, ka derbi në çerekfinale

13.01.2021 - 17:38

Inter ka vuajtur shumë për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Zikaltrit mposhtën 2-1 Fiorentinën në “Artemio Franchi” pas 120 minutash lojë. Koha e rregullt u mbyll 1-1. Në çerekfinale ka derbi, Milan-Inter.

Skuadra e Contes gjeti avantazhin me Vidal nga pika e bardhë e penalltisë. Pasi Eriksen provoi goditjen, portieri i Fiorentinas grushton, por aty vjen Sanchez që provon sërish dhe godet shtyllën. Ndërhyn VAR për të parë veprimin e portierit Terraciano dhe akordon 11-metërsh, që kthehet në gol nga kilieni

Fiorentina barazoi në pjesën e dytë, teksa pas një rrëmuje në zonë, topi përfundoi te Kouame. Sulmuesi nuk u mendua, goditi fort dhe Handanovic ishte vetëm spektator. Barazimi 1-1 mbeti deri në fund dhe u desh shtesa.

Në minutën e fundit të shtesës, Lukaku, i futur në fushë në pjesën e dytë, i jep fitoren skuadrës së tij. Tashmë Inter do të përballet me Milanin në turin tjetër. Por kjo lodhje do të ndikojë në kampionat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN