Edhe pse në ditë me shi, vijon puna për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit. Këtë të premte ka shkuar kryeministri Edi Rama për të inspektuar punimet.
Dhjetra makineri po punojnë për përgatitjen e terrenit ku do të ngrihen themelin e spitalit.
Ky është një investim prej 60-70 milionë eurosh nga Turqia, një marrëveshje që u firmos në Ankara gjatë vizitës dyditore që Kryeministri Rama.
Gjatë një vizite të një përfaqësuesi turk në kantierin e ndërtimit pak ditë më parë, ai tha se në kulmin e punimeve do të jenë 1000-1200 punonjës, nga të cilët 20-30% do të jetë shqiptarë.
Kujtojmë se fermerët, pronarë të tokave ku parashikohet të ndërtohet Spitali i ri i Fierit kanë protestuar për kompensimin.