MENU
klinika

Masat për vaksinën anti-Covid

ISHP: Sot mund të kryejmë rreth 100 vaksina. Stafi i trajnuar

11.01.2021 - 15:21

Në stadiumin “Air Albania” ka nisur sot faza e parë e vaksinimit antiCovid të Pfizer dhe BioNTech, ndërsa të parët që e morën ishin, Shefja e Shërbimit të pavionit të Infektivit, Najada çomo, si dhe mjekët e njohur Tritan Kalo e Pëllumb Pipero dhe kryeministri Rama.

Në studion e lajmeve në News24 nga Erida Nelaj, përgjegjëse e vaksinimit në ISHP,  tha se kanë filluar të vijnë edhe mjekë e infermiere të tjera të spitaleve Covid 1 dhe 2.

Ajo theksoi se stafi që do kryejë vaksinimin është i trajnuar paraprakisht, ndërsa pacientët plotësojnë një formular paraprakisht.

“Kanë filluar të vijnë mjekët dhe infermierët. Një pjesë të vaksinave i kemi sjellë po ruhen në frigorifer në minus 80 gradë. Sot mund të kryejmë rreth 100 vaksina. Do shohim edhe ditët e tjera, kujtojmë që kemi 60 pika dhe do koordinohemi që të mos krijohet fluks.

Duke qënë se është vaksinë e veçantë ka nevojë për trajnim, që nga ruajtja deri tek hollimi i saj. Kemi mjek që bën anamnezën, një pyetësor që e plotëson vetë pacienti që vaksinohet. Kemi edhe stafet e emergjencës si mbështetje, pra jemi të përgatitur dhe të trajnuar”,- u shpreh Nelaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas Najada Çomos, vaksinohet kryeministri Rama

Shqipëria nisi vaksinimin për Covid-19