MENU
klinika

NBA

Jazz fitojnë të nëntën radhazi, bien Clippers

27.01.2021 - 12:18

NBA ka ulur numrin e ndeshjeve, por spektakli në 3 takimet e fundit nuk ka munguar. Fitorja e 9-të radhazi në kampionat për skuadrën e Utah Jazz, që konfirmohet mes pretendentëve për titull në Perëndim, teksa tashmë mban vendin e dytë pas kampionëve të Los Angeles Lakers.

Jazz mposhtën sot New York me rezultatin 108-94. Gobert me 18 pikë e 19 rebound ishte më i miri për Utah, ndërkohë që 31 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Atlanta mori një fitore të rëndësishme ndaj Los Angeles Clippers me rezultatin 108-99, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Ai që shkëlqeu ishte Trae Young, që realizoi 38 pikë. Clippers vinin nga ecuri fantastike me 7 fitore radhazi dhe madje u ngjitën të parët në Perëndim së bashku me Lakers, por mjaftoi kjo humbje që të bien menjëherë në vendin e tretë.

Fiton edhe skuadra e Houston Rockets, që mundi 107-88 Washington Wizards. Takim i dominuar nga teksanët, me Wall që realizoi 24 pikë, më i miri në fushë. Fitorja e tretë radhazi për Rockets, që ngjiten në vendin e 11-të, por duhen edhe tre pozicione më lart për në zonën play-off. Largimi i James Harden ka ndikuar shumë te skuadra teksane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN