MENU
klinika

Boks

Joshua-Fury, surprizë vendi ku mund të zhvillohet

07.01.2021 - 18:32

Dueli i unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë mes boksierëve britanikë Anthony Joshua e Tyson Fury mund të zhvillohet në Singapor. Lajmin e konrmoi Eddie Hearn, menaxheri i Joshua dhe promotori i njohur i boksit.

Ai tha se vendi aziatik është një nga mundësitë për të organizuar duelin e parë mes dy boksierëve. Palët synojnë që të arrijnë një marrëveshje në lidhje me vendin se ku do të zhvillohet sfida brenda muajit janar, në mënyrë që të nisin përgatitjet dhe të promovohet eventi.

Sfida e parë nuk ka shumë gjasa të zhvillohet në Britaninë e Madhe, duke parë se pandemia Covid-19 është ende në ritme të larta. Zhvillimi i këtij dueli në Singapor mund të jetë disi surprizë, pasi pritej që kjo përballje e parë të organizohet në Katar, në Lindjen e Mesme.

Palët po presin të mësojnë se cili vend do të ofrojë më shumë parà, ndërkohë që dy boksierët synojnë të arkëtojnë nga 100 milionë dollarë secili, pra në duelin e parë 50% me 50%, ndërsa në të dytin, fituesi i të parit do të marrë 60%.