MENU
klinika

Ministria e Brendshme njoftim të rëndësishëm

Ju kanë skaduar kartat e ID-së dhe pasaportat?

23.01.2021 - 12:14

Ministria e Brendshme njofton të gjithë qytetarët se zyrat e aplikimit për pasaporta dhe krata identiteti janë të hapura dhe sot.

Sipas Ministrisë, të gjithë qytetarëve të cilëve iu ka skaduar afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit, mund të shkojnë sot, ditë e shtunë, në zyrat e aplikimit për të bërë rinovimin e tyre.

“Zyrat e aplikimit për id karta e pasaporta të hapura dhe të shtunën. Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta janë të hapura edhe sot, 23 janar 2021. MB fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj”, thuhet në njoftim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN