MENU
klinika

Serie A, Java 17

Katër gola në “Olimpico”, por nuk ka fitues

10.01.2021 - 14:27

Një ndeshje me ritëm dhe me gola në “Olimpico” mes Romës dhe Interit, por dy skuadrat kanë ndalur njëra-tjetrën në barazimin 2-2. Zikaltrit arritën ta përmbysnin rezultatin, por nuk e mbajtën dot.

Roma ka shtangur Interin në minutën e 17′ me anë të Pellegrinit për 1-0. Ekipi verdhekuq arriti të gjente golin pas një kundërsulmi mjaft të mirë. Dzeko pasoi topin për shokun e ekipit dhe ky me një gjuajtje të bukur mposhti Handanovic.

Interi barazoi në pjesën e dytë. Ishte mbrojtësi Milan Skriniar që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 55′. Ai u harrua i vetëm në zonë në një goditje këndi dhe i vetëm e gjuajti me kokë duke shkundur rrjetën për 1-1.

Miqtë përmbysën me Achraf Hakimi. Mbrojtësi dërgoi topin në rrjetë në minutën e 63′ me shumë elegancë duke dërguar topin në rrjetë mjaft bukur. Por më pas Inter lëshoi shumë në lojë dhe në fushë ishte vetëm Roma që sulmoi, teksa gjeti golin me Mancini në 86’. Dy ekipet ndalin njëri-tjetrin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN