të udhëtuarit rreth e qark botës është një ide shumë intriguese por edhe zbavitëse në të njejtën kohë.
Përveç se kënaqesh dhe fiton eksperienca të reja gjithashtu mëson shumë vende që as nuk i ke dëgjuar ndonjëherë me parë. Së fundmi, përdoruesit e “Google Maps”, kanë zbuluar disa vende kudo në botë që ne nuk i’a dinim ekzistencën. Zbulimet e tyre “kapërcejnë” nga shkretëtira të mistershme deri në zbulimin e maleve format e të cilëve duken si Alien. Këta përdorues kanë zbuluar disa vende interesante që e tejkalojnë imagjinatën tuaj.
Këto janë disa nga vendet që njerëzit kanë zbuluar në “Google Maps” krejt rastësisht:
01. Rruga me gropa në Peru
Kjo rrugë është e gjatë 1 milje dhe është e përbërë nga 6000 gropa të çuditshme me gjatësi dhe thellësi të ndryshme. Gjëja më interesante është që këto gropa duken qartë edhe në hartë. Ky vend ka mbetur i mistershëm që prej vitit 1933.
02. Një ishull artificial, Amsterdam
Ky ishull është i pozicionuar në Ketelmeer të Amsterdamit dhe duket si një ikonë me vendndodhje gjeolokacioni. Në realitet, është një depozitë për të ruajtur llumin e ndotur me një diametër prej 0.6 milje dhe quhet IJsseloog.
03. Një trekëndësh në SHBA
Ky vend me pamje mistike ndodhet në Wittmann, Arizona. Në realitet, është një Bazë e Forcave Ajrore që u braktis afërsisht në vitet 1956-1966.
04. Një gjurmë gishtash
“Gjuma e gishtave” është e vendosur në Parkun Hove në Angli. Kjo gjurmë është krijuar nga ambientalisti Chris Drury në vitin 2006 dhe simbolizon “udhëtimin e jetës”.
05. Simbole misterioze në shkretëtirën e Kinës
Këto simbole dyshohej se ishin krijuar nga alienët, por në fakt janë krijuar nga njerëzit.
06. Një fytyrë alieni, Antarktidë
Kjo lloj ngjashmërie u gjet në malet e Antarktidës. Sipas NASA: “Pareidolia është fenomeni psikologjik ku njerëzit shohin forma të njohura në re, formacione shkëmbore, ose sende ose të dhëna të tjera që nuk bëjnë sens.”
07. Liqeni Lonar, Indi
Liqeni Lonar u krijua nga një përplasje asteroidi me tokën rreth 50,000 vjet më parë. Liqeni Lonar ka një diametër mesatar prej 3,900 centimetra dhe është rreth 449 centimetra poshtë buzës së kraterit. Në qershor të vitit 2020, diçka e papritur ndodhi me liqenin. Uji ndryshoi ngjyrën e tij në rozë për 2-3 ditë. Ekspertët besojnë se ndryshimi ka të ngjarë për shkak të rritjes së kripës në ujë, pranisë së algave ose një kombinimi të të dyjave.