MENU
klinika

Mbledhja me sallë të mbyllur

KOKSH sfidon pandeminë, shkarkon presidentin

10.01.2021 - 14:49

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shkarkon presidentin e këtij institucioni Viron Bazhani. Edhe pse në kundërshtim me aktet normative të miratuara në kushtet e pandemisë, pasi KOKSH është mbledhur në një nga hotelet e kryeqytetit me shumë persona, ka marrë këtë vendim.

Në mbledhje marrin pjesë dhjetëra njerëz, ndonëse akti normativ e përcakton qartë që nuk mund të zhvillohen takime me pjesëmarrjen e më shumë se 10 personave në ambiente të mbyllura.

Aktualisht Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka mbetur pa drejtues, por që nuk pritet zgjedhja e tij në mbledhjen e sotme, pasi statuti e përcakton se udhëheqësi i ri të zgjidhet nga mbledhja e asamblesë së këtij institucioni.

Me 45 vota pro dhe me 9 kundër federatat anëtare të KOKSH votuan për të shkarkuar presidentin Viron Bezhani. KOKSH ka hyrë në kolaps, federatat janë të përcara, teksa jemi në vitin kur do të zhvillohet Olimpiada e Tokyos.