Presidenti Donald Trump u largua gjatë fundjavës për një udhëtim në Camp David, konfirmoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Mediat e huaja shkruajnë se kufizime të tilla për fluturime zbatohen kur presidenti largohet nga Uashingtoni, si një masë sigurie kundër një sulmi të mundshëm ajror.
Duke pasur parasysh se SHBA ka kufizuar fluturimet, përsëri Trump ka zgjedhur që të udhëtojë.
Udhëtimi vjen pasi Kapitoli i SHBA u pushtua dhe u vandalizua nga protestuesit pro-Trump që kërkonin të përçanin dhe përmbysnin rezultatet e zgjedhjeve dhe të parandalonin një presidencë të Biden.
Të dy dhomat e Kongresit u bastisën pasi Policia e Kapitolit të SHBA-së nuk arriti të ndalte protestuesit.
Camp David është shmangur kryesisht nga Trump në favor të Mar-a-Lago, klubit të tij privat në Palm Beach, Florida, gjatë presidencës së tij.
Kompleksi është përdorur në të kaluarën për samitet me udhëheqësit botërorë, përfshirë Marrëveshjet Camp David midis Egjiptit dhe Izraelit në 1978.